Një punëtor ndërtimi është rrëzuar sot në një objekt në Prishtinë.
Një dëshmitar i ka thënë Front Online se ai u rrëzua nga 2 metra lartësi pasi rrëshqiti nga shkallët e drurit.
Front Online ka siguruar pamjet e vendit ku ndodhi rasti.
Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.
“Rreth orës 11:15 është raportuar për një person të rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin. Po ashtu janë ftuar edhe ekipet mjekësore për dhënien e ndihmës së nevojshme”, ka thënë ai për Front Online.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente.