Milaim Bellanica, dëshmitar në krimet e ndodhura në Krushën e Madhe, ka pohuar se “pi duhan me të vdekurit”, duke iu referuar masakrës në fshatin e Rahovecit.
Bellanica ka rrëfyer për ‘Frontal ’se po komunikon me të vdekurit, duke treguar përvojën e tij me një person që ia kishte marrë një të vdekuri duhanin.
“Çdo ditë më thonë si po shkel mbi gjakun tonë. Flas me ata, komunikoj me të vdekurit. Edhe pij duhan. I kam marrë duhanin, i kam thënë si nuk qohesh me pi duhan, ja kam marrë duhanin. Çdo ditë më thonë a të kujtohet kur ma more duhanin?”, deklaroi ai në T7.
Tutje, ai ka deklaruar edhe se nëna e tij e ka zënë duke folur me personat që nuk janë më.
“E shoh trupin e tijna, vjen trupi e shoh, flas me ta. Dy herë nana me ka nxa tu folë me të vdekurit. Gjithkujt i duket absurde, por mua më ndodhin”, shtoi ai.
Milaim Bellanica është dëshmitari i masakrës së Krushës së Madhe i cili xhiroi ekzekutime, fjalime të ndryshme të serbëve në Krushë të Madhe.
Pamjet e tij më pas u publikuan nga BBC, të cilat u bënë mollë sherri mes tij dhe kryetarit të PDK’së në Shqipëri, Lulzim Bashës. Bellanica po e akuzon Bashën për vjedhje të videos me kohëgjatësi, siç po deklaron ai, 45 minuta, ku vetëm dy minuta, çdoherë sipas tij, janë transmetuar nga BBC’ja.