Khloe Kardashian 36-vjeçe, së bashku me të dashurin Tristan Thompson 30-vjeç, planifikojnë të zgjerojnë familjen e tyre, por përballen me vendime të vështira. Respektivisht, në fillim të këtij viti, mjekët i thanë Khloe se shtatzënia e saj e dytë natyrore do të ishte me rrezik të lartë.
“Ka një shans prej 80% që të abortoj, gjë që pothuajse më ndodhi në fillim të shtatzënisë sime të parë”, tha Khloe në atë kohë dhe përmendi vajzën e saj të True 3-vjeçe. “Më pëlqente shtatzënia. Zemra ime thyhet nga mendimi se nuk do të jem në gjendje ta përjetoj përsëri”, e pranoi ajo. Khloe dhe i dashuri Tristan biseduan me një terapist të specializuar për zëvendësim të amësisë, për të të parë nëse kuptojnë ndonjë gjë në lidhje me procesin.
“Është një detyrim i madh, një kapitull krejt i ri, por ne jemi një ekip dhe mund ta bëjmë”, tha Tristan. Terapisti i kapi ata në befasi gjatë një pjese të bisedës. Ata diskutuan se çfarë do të ndodhte nëse embrioni do të ndahej dhe ata do të jenë në pritje të binjakëve ose më shumë fëmijëve.
“Nëse jemi të bekuar me më shumë fëmijë, është vendim i Zotit, kështu që jemi mirë me këtë”, tha Khloe, por u befasua kur terapisti tha se nëna e tyre surrogate mund të mos ishte në rregull me këtë. Ai i shpjegoi asaj se edhe pse ishte fëmija i tyre, është trupi i një nëne zëvendësuese, e cila ka të drejtë të ndërpres shtatzëninë nëse ndodhnin ngjarje të tilla të paplanifikuara. Kjo e tronditi thellë Kardashian, e cila mendoi se gjithçka do të udhëhiqej nga dëshirat e tyre, pa asnjë ndikim të nënës surrogate. “Mendoj se gjithçka varet nga gjetja e nënës së duhur zëvendësuese. Ne do ta gjejmë dhe kur ta gjejmë, do të jetë magjike”, e ngushëlloi Thompson./FrontOnline/