×
  • Lajme
  • Lajme

    Deshifrohen mesazhet e Petersen në Kosovë/ Analistët politikë paralajmërojnë edhe luftë

    FrontOnline
    19 Mars 2025

    Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka realizuar një vizitë në Kosovë, ku ka zhvilluar takime të rëndësishme me krerët e shtetit dhe përfaqësues të partive opozitare.

    Gjatë këtyre takimeve, Sorensen ka shprehur angazhimin e Bashkimit Evropian për vazhdimin e dialogut dhe ka theksuar rëndësinë e arritjes së marrëveshjeve të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

    Mesazhet e tij kanë përfshirë nevojën për konstruktivitet dhe angazhim të palëve për të adresuar sfidat që pengojnë avancimin në procesin e integrimit evropian të Kosovës, duke theksuar gjithashtu rolin e opozitës në forcimin e institucioneve demokratike dhe në avancimin e reformave.

     

    Muhaxhiri: Petersen nuk do të bëjë ndryshime në dialog

    Analisti politik, Artan Muhaxhiri për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Kosovë.

    Ai, thotë se gjithë dinamika e dialogut varet nga vullneti i Qeverisë së Kosovës, asaj të Serbisë por dhe nga presionet nderkombëtare.

    ‘’E gjithë dinamika e dialogut varet nga vullneti i Kosovës dhe Serbisë për t’u avancuar edhe presionet ndërkombëtare do ta bëjnë të vetën por para ligjmërinë e lidershipit të Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë asnjë zhvillim pozitiv’’ tha Muhaxhiri.

    Sipas analistit Muhaxhiri, emisari evropian nuk mund të bëjë ndryshime të mëdha në dialog.

    ‘’ Emisari nuk do të mund të bëjë ndryshime të mëdha në trajtoren aktuale të dialogut, nuk ka një investim më të madh të dy liderëve mes Kurtit dhe Vuçiq dhe as një fokus të amerikanëve nuk mund të ndryshoj asgjë nëse nuk përputhen gatishmëria e dy shteteve dhe presionet e mëdha ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje’’ thotë ai.

    Kemi dy alternative, ose të zbatohet marrëveshja nga të dy anët ose me shpërthye lufta nuk ka një alternativ të tretë, ajo e treta është status-quo kjo gjithmonë në ndryshime globale që po bëhen na dërgon nga lufta, kjo e bënë zotimin e marrëveshjes të domosdoshëm për të dy palët

     

    Spahiu: Ose të zbatohet marrëveshja nga të dy anët ose me shpërthye lufta nuk ka një alternativ të tretë

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu për FrontOnline ka folur pas vizitës së Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Kosovë.

    Spahiu, potencon se janë vetëm dy alnternativa sa i përket paqes në Ballkan.

    ‘’Kemi dy alternative, ose të zbatohet marrëveshja nga të dy anët ose me shpërthye lufta nuk ka një alternativ të tretë’’ thotë ai.

    Sipas tij, alternative e tretë do të ishte një status-quo.

    ‘’Ajo e treta është status-quo kjo gjithmonë në ndryshime globale që po bëhen na dërgon nga lufta, kjo e bënë zotimin e marrëveshjes të domosdoshëm për të dy palët‘’ përfundoi ai.

     

     

    Sadiku: Petersen ka mbështetje më shumë se Lajçak, do e kryej punën më lehtë

    Analisti politik, Arbnor Sadiku për FrontOnline ka folur për vizitën dhe mesazhet e  Peter Sorensen, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kosovë.

    Sadiku potencon se vizita e tij vjenpas një administrate të re që është vendosur në BE.

    ‘’Kjo vizitë vjen pas një administrate të re që u instalua pas zgjedhjeve që u mbajtën në BE’’ thotë ai.

    Analisti politik, shprehet se Petersen do e ketë më lehtë ta kryej punën e tij.

    ‘’Ky do të ketë më të lehtë të kryej punën se ka mbështetje më shumë se sa Lajçak’’ tha ai.

    Sipas Sadikut, konfliktet siç po shihen janë kah fundi mes Rusisë dhe Ukrainës dhe besoj që është më e lehtë për të deleguarin e BE.

    ‘’Konfliktet siç po shihen janë kah fundi mes Rusisë dhe Ukrainës dhe besoj që është më e lehtë për të deleguarin e BE për ta koordinuar dialogun Kosovë-Serbi’’ u shpreh ai.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi pas nderimit që ka bërë tek varri i babait të tij tashmë ka arritur në shtëpinë e tij në...
    Lajme21 Mars 2025
    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë tha se e ka pritur me shqetësim të madh vendimin e Zyrës së Rregullatorit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-presidenti Hashim Thaçi qëndroi shkurt te varri i babait të tij, disa ditë pas vdekjes së tij. Thaçi në kurorën me lule që...
    Të tjera
    Lajme21 Mars 2025
    Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka dalë me një propozim për formimin e institucioneve të reja. Ajo ka bërë me dije se...
    Lajme21 Mars 2025
    Një aksident trafiku me dëme materiale ka ndodhur në rrugën “Gjeladin Kurbaliu” në Gjilan, pasi një grua nuk iu bind urdhrit të...
    Lajme21 Mars 2025
    Një grua ka kryer abort në Klinikën Gjinekologjike në Prishtinë. Këtë rast, Policia e Kosovës e ka iniciuar si “dhunim”, por nuk...
    Lajme21 Mars 2025
    Analisti politik, Shkëlzen Maliqi, për FrontOnline, thotë se zvarritja e procesit zgjedhor, po iu shkon për shtati gjitha partive politike, por më...
    Lajme21 Mars 2025
    Ushtarët italianë të KFOR-it, të Komandës Rajonale në Perëndim, kanë kryer patrullime në jug të zonës së përgjegjësisë në komunën e Shtërpcës....
    Lajme21 Mars 2025
    Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Lahi Brahimaj, për FrontOnline, ka folur pas rezultatit zgjedhor dhe po ashtu rreth këtij procesi politik. Ai...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.