Një person ka raportuar në polici se derisa po rrënonte një shtëpi në oborrin e tij në fsahtin Poturovc të Lipjanit ka hasur në një mjet ku dyshohet të jetë shpërthyes, shkruan Frontonline.
Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes ka tërhequr mjetin e dyshuar M-50 ne mënyrë te kontrolluar.
Raporti i policisë:
Fsh.Poturovc,Lipjan, 14.03.2021-10:55. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se derisa ishte duke e rrënuar një shtëpizë të vogël në oborrin e tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa, njësiti për deminim i PK-se ka tërhequr mjetin e dyshuar M-50 ne mënyrë te kontrolluar.