Gjatë ditës së mërkurë, Ermiona Lekbello, është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, si pasojë e shkeljes së rregullave.
Në spektaklin e së martës, produksioni ua dha vërejtjen e fundit banorëve që në gabimin më të vogël me ofendim, fyerje, bullizim apo ushtrim dhune ndaj njëri-tjetrit, ata do të skualifikoheshin.
Dhe pikërisht ofendimi ndaj disa prej banorëve ka qenë edhe arsyeja që ish-Missi dhe këngëtarja me origjinë nga Durrësi e ka përfunduar garën.
Derisa ajo i bënte gati valixhet për t’u larguar, Luiz Ejlli i ka qëndruar pranë gjatë kohës.
Këngëtari mundohej ta qetësonte, mirëpo ajo sa vinte e nervozohej duke i përmendur banorët e BBVA.
“Po, ik more, merru vet me këto hienat e kësaj shtëpie”, i ka thënë Ermiona në një çast.