Një person nga fshati Kqiq i Madh, ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij është ndaluar nga një person mashkull i cili e ka sulmuar fizikisht, raporton Front Online.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuher se nuk raportohet për të arrestuar.
“Fsh. Kqiq i Madh, Mitrovicë 02.10.2020-14:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke drejtuar automjetin e tij është ndaluar nga një person mashkull i cili e ka sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti është duke u hetuar”, është thënë nga PK./Front Online/