Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti thotë se programi për Rimëkëmbje Ekonomika ka dyfishuar subvencionet në bujqësi.“Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht”, shkruan ai.
Postimi i tij i plotë:
Faktet, fakte!
Në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, kemi dyfishuar subvencionet në bujqësi. Ministria e Financave ka filluar disbursimin e 20 mil për 19,000 fermerë. Deri në fund të javës do të kryhen plotësisht.
Ju premtojmë se do të vazhdojmë me mbështetje.
Për punë ja ku jemi!