Drejtori i Shëndetësis në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi për Front Online ka treguar se në kujdesin parësor në Prishtinë, brenda ditës ofrohen deri në 8 mijë shërbime të ndryshme shëndetësore.
Ndërsa, derisa ka pasur ankesa se kujdesi parësor po referon për trajtim shëndetësorë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shumë raste, prej të cilave edhe jo urgjente, Gashi nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Ai ka thënë se vetëm një numër i vogël i rasteve referohen për në QKUK.
“Kujdesi parësor shëndetësorë referon raste në kuadër të rregullave të cilat ekzistojnë në konceptin e mjekësisë familjare që janë deri në 20 për qind të rasteve të cilat vizitohen nga kujdesi parësorë, është e drejtë ligjore dhe profesionale që të referohen. Mirëpo kjo nuk është as për së afërmi. Rastet të cilat referohen janë shumë më të ulëta se sa që lejohen”, ka thënë ai./Front Online
https://www.youtube.com/watch?v=5PwQ3XEB1-k&feature=emb_title&ab_channel=FrontOnline