Kanë shkuar deri në pesë orë pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikën kufitare në Merdarë, ndërsa kolona është 2.5 kilometra.
Deri në dy orë, mërgimtarët po presin për ta lëshuar vendin edhe në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë, bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufita.
Ndërsa, në Mutivodë pritjet janë deri në një orë, teksa në Jarinje e Bërnjak deri në 50 minuta.
Pikat e tjera kufitare janë lehtë të kalueshme, ku pritjet nuk zgjasin më shumë se 5 minuta.