×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deri më tani janë regjistruar 1,204,560 qytetarë në Kosovë

    FrontOnline
    07 Maj 2024

    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) organizoi konferencë për media, lidhur  me ecurinë e Javës së pestë të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).

    Avni Kastrati (U.D kryeshef Ekzekutiv), Bekim Canoll  (u.d drejtor i DMTI-së), Idris Shala (udhëheqës i GIS) në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK) në konferencë për media, kanë dhënë informacione rreth ecurisë së Javës së pestë në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë me të dhëna deri këtë të martë, ora 9-të e mëngjesit.

    Kastrati ka thënë se deri më tani pjesëmarrja e popullsisë në regjistrim sipas komunave është 1.204.560.

    Ai ka theksuar se kanë mbetur edhe pak takime deri tek të dhënat preliminare.

    “Në përgjithësi projekti për regjistrimin e popullsisë është duke iu ofruar fundit dhe nuk kemi probleme të aspektit në terrenit. Njëkohësisht nuk kemi refuzime të mëdha të qytetarëve edhe ato pak, pas diskutimeve po i pranojnë si një e mirë publike. Edhe pajisjet janë duke funksionuar dhe nuk kemi telashe në terren”, ka thënë Shala.

    Ai tha se disa komuna kanë qenë shumë aktive dhe disa nuk janë angazhuar aq. Jemi duke shpresuar për angazhim më të madh ka thënë ai.

    “Deri më tani po i shihni të dhënat ku janë regjistruar mbi 1,204,560 dhe regjistrimi është duke shkruar sipas planit. Edhe komunitetet, të gjitha janë duke marrë pjesë, disa komuna në veri nga serbët ka ende hezitim, një pjesë e tyre po regjistrohet, ka një hezitim por një pjesë po regjistrohet”, ka thënë Shala.

    Sa i përket kualitetit të të dhënave, Kastrati ka thënë se janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat.

    “Për to janë duke u shfrytëzuar burime, si ato të kaluarat. Krahasuar me burime tjera vet sistemi e gjeneron që duhet të rishikohet, është për tu përgëzuar pasi kjo bëhet për herë të parë pasi vitet tjera ishte metodologji tjetër”, ka thënë Shala.

    Kastrati tha se nëse vazhdon kështu, procesi do të përfundoj i suksesshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Ndërsa ka kujtuar periudhën më të vështirë të jetës, pas arrestimit të babait kur pandemia e kufizoi mundësinë për t’u takuar, djali...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Pak orë para ndërrimit të motmotit, Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK, vizitoi familjen e Jakup Krasniqit, ku u prit nga...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij të fundit për këtë vit, ka përmendur të arriturat e Qeverisë së tij,...
    Të tjera
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në prag të ndërrimit të viteve ka vizituar FSK-në. Përmes një shkrimi në Facebook, Osmani...
    Kronika31 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar në Pejë pasi më 25 dhjetor të këtij viti pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e kishte kanosur...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të...
    Lajme31 Dhjetor 2024
    Zhvillimet në pjesën veriore të Kosovës, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe thellimi i varfërisë në vend, janë ndër shqetësimet kryesore të qytetarëve...
    Bota/Rajoni31 Dhjetor 2024
    Presidenti Bajram Begaj tha sot se “Shqipëria ka ende sfida në përmbushjen e pritshmërive, aspiratave, ëndrrave dhe dëshirat e qytetarëve të saj”....
    Sport31 Dhjetor 2024
    Afati kalimtar i transferimeve të janarit sjell pasiguri për Arsenalin, me tre lojtarë tani të lirë për të diskutuar lëvizjet e tyre...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.