
Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë në orët vendimtare.
Jahjaga mund t’i hyjë garës sërish për këtë pozitë.
Kjo u përmend nga ish-deputetja Aida Dërguti.
“Ne kemi harruar këto ditë të përmendim edhe një Joker që mund të përdoret në momentet e fundit, e ajo është emri i zonjës Jahjaga, ish-presidentes e ajo nuk ka problem që të votohet nga opozitës. Ajo ka qenë e votuar nga PDK-ja dhe LDK-ja”, deklaroi Dërguti në Klan Kosova.