Policia njofton se një grua është dërguar pa shenja jete në emergjencë në Shtime.
Rasti në polici është hapur si “hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES/Rr.Lidhja e Prizrenit, Shtime, 15.05.2023-19:58. Raportohet se është dërguar në emergjence viktima femër kosovare, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia.