Është dërguar në mbajtje motoçiklisti që mbrëmë dyshohet se është aksidentuar me veturën e policisë.
Policia ka njoftuar se gjatë ikjes motoçiklisti është aksidentuar.
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 21.08.2022, 22:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë nuk i ishte ndalur zyrtarëve policorë dhe i njëjti me motoçikletë gjatë ikjes është aksidentuar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.