×
  • Lajme
  • Lajme

    Dërgohen në Gjykatë tre të akuzuarit për sul*min në Banjskë, nis seanca

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot do të mbahet seanca e parë për sulmin terrorist në Banjskë, kundër Vlladimir Tolliqit, Bllagoje Spasojeviqit dhe Dushan Maksimoviqit.

    Në sallë tashmë janë dërguar tre të akuzuarit, teksa ka nisur edhe seanca.

    Sulmi në Banjskë kishte ndodhur më 24 shtator 2023, ku ishte vrarë polici Afrim Bunjaku.

    Në shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, shumica prej të cilëve – përfshirë Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë – janë në arrati.

    Të akuzuarit ngarkohen se përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, tentuan ta shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës e t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë.

    Prokuroria më 9 tetor të vitit të kaluar, në seancën përgatitore, kërkoi që gjykimi të nisë edhe për të akuzuarit që nuk ndodhen në Kosovë, por avokatët mbrojtës theksuan se diçka e tillë nuk lejohet nga ligjet e Kosovës.

    Gjyqtari Arben Hoti kërkoi një mendim juridik nga Gjykata Supreme për interpretimin e ligjit, që konstatoi se kjo çështje është “e drejtë diskrecionale” e gjyqtarit. Një vendim i tillë ende nuk është marrë.

    Çka kanë thënë tre të akuzuarit – aktakuza e Prokurorisë

    Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës, njëri prej tre të akuzuarve që gjenden në paraburgim në Kosovë është mbrojtur në heshtje.

    Një tjetër ka deklaruar në Stacionin policor të Mitrovicës më 24 shtator, 2023, se një ditë më herët ka shkuar në Rashkë, ku është takuar me tre persona (po ashtu të akuzuar), me të cilët, në mënyrë të organizuar me disa vetura, kanë shkuar në Banjskë, ku u janë dhënë uniforma dhe armatim.

    Atij i është thënë se “do të bëhet një barrikadë me kamion dhe një protestë, për të cilën ka menduar se është paqësore”.

    “Por, pasi ka pranuar uniformën ushtarake-taktike dhe armatimin, aty e ka kuptuar se diçka nuk është në rregull, por se është detyruar t’u bindet urdhrave”, thuhet në aktakuzë.

    Sipas aktakuzës, ai ka thënë se gjatë natës ka qëndruar në një veturë dhe pastaj në afërsi të një ujëvare dhe në mal, dhe se “asnjëherë nuk ka shtënë me armë”.

    Më vonë, ai i është dorëzuar Policisë së Kosovës.

    Ai, po ashtu, ka deklaruar se rreth dhjetë vetura të tipit Jeep pa targa, kanë ardhur nga Serbia me rreth 50 persona, shumicën e të cilëve ka thënë se nuk i ka njohur.

    “Gjithashtu, ka deklaruar se nuk ka pasur ndonjë presion apo kërcënim për të marrë pjesë në këtë grup dhe se vullnetarisht është bërë pjesë e tij…”.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme17 Maj 2025
    Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të...
    Lajme17 Maj 2025
    Në skenën e finales së madhe të Eurovision tashmë është ngjitur grupi përfaqësues i Shqipërisë, Shkodra Elektronike. Kënga “Zjerm” interpretohet nga Beatriçe...
    Lajme17 Maj 2025
    artistët e 20 vendeve që ishin në  listë për të performuar, kamë mbetur edhe gjashtë vende në mesin e tyre që do...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Shumë të huaj ëndërrojnë të marrin shtetësinë gjermane, por vonesat e gjata dhe burokracia mund të pengojnë. Çfarë kohësh pritjeje duhet të...
    Lajme17 Maj 2025
    Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar vendosjen e një pajisjeje interesante në qytet. Pajisja ofron internet, mundësi për të karikuar telefonin,...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Norvegjia është nga shtetet e para që ka nisur performimin në festivalin më të madh të këngës në Evropë, Eurovision. Artisti që...
    Lajme17 Maj 2025
    Dy persona janë dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pasi janë lënduar me mjet të mprehtë. Mjeku Ejup Govori për...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian është takuar me presidentin francez, Emmanuel...
    Lajme17 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani i ka uruar fitore sonte Shkodrës Elektronike në festivalin e këngës Eurovision. Në një postim në Facebook, ajo ka...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.