Ferizaj dhe Kastrioti – Vushtrria janë kryendeshjet e javës së 19-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.
Ndeshja e dy skuadrave me synime në këtë edicion, Prishtinës e Ferizajt, luhet të shtunën nga ora 17:00 në kryeqytet. Një orë më vonë nis takimi në Ferizaj në mes të Kastriotit dhe Vushtrrisë, përcjell FrontOnline.
Të shtunën janë edhe ndeshjet Vëllaznimi – Istogu (15:00) e Jusuf Gërvalla – Drita (15:00).
Ndërsa të dielën luhen dy takime: Vjosa – Shqiponja (18:00), KEK-u – Samadrexha (16:30).
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e 13-të kurse ndeshjet luhen të dielën. CLICK – Deçani (14:00), Trepça – Dukagjini (11:00) dhe Ulpiana – Llapusha (16:00) janë ndeshjet e kësaj jave./FrontOnline/