Derbi i sotëm lokal mes Bashkimit dhe Prizrenit i ka takuar këtij të fundit me rezultat 92:102.
Ndonëse e kishte siguruar pozitën e parë në tabelë, Prizreni shënoi fitore për prestigj, shkruan FrontOnline.
Pjesa e parë ishte më e barabartë, teksa dallimi u bë në çerekun e tretë kur Prizreni kishte epërsi deri në dyshifrore.
Kështu, skuadra e Arbnor Rifatit regjistroi fitoren e 19-të sezonale në Superligën e Kosovës.
Prizrenasit kanë vetëm tetë humbje.
Nga ana tjetër, Bashkimi me humbjen e sotme ndodhet në vendin e gjashtë me 11 fitore dhe 16 humbje./FrontOnline/