Janë mbyllur tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll.
Kryendeshja e sotme dhe e kësaj xhiro u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjilan mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan FrontOnline.
“Derbi i Anamoravës” u mbyll baras 1:1, me golat e Fiton Hajdarit (’20) për Gjilanin, dhe golin e Irogues (’59) për Dritën.
Nga ana tjetër, Prishtina e ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Besës së Pejës në Brestovik.
Kryeqyetasit e fituan këtë ndeshjen me rezultat bindës, 0:3.
B.Krasniqi (’19) dhe dy golat e Otto John (’66, ’76) ia dhuruan fitoren sot skuadrës së Zekirija Ramadanit.
Dhe për fund, Feronikeli e fitoi “derbin e mbijetesës” ndaj Trepçës ’89 me rezultat, 3:0.
Lladrovci (’64), Simonovski (’88), Dabiqaj (’90) i shënuan golat e fitores për Feronikelin në ndeshjen e sotme,
Ndryshe, të trija ndeshjet e sotme ishin të vlefshme për javën e 33-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/