Në këtë fundjavë do të luhet super-derbi i kampionatit ku do të përballen dy skuadrat kryesore pretendente për titull, Drita dhe Ballkani, në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll.
Dhe, kjo ndeshje e madhe i është besuar referit korrekt dhe mjaft cilësor, Lirim Jashari, i cili edhe në të kaluarën i ka drejtuar me sukses ndeshjet e rëndësishme që i janë besuar, shkruan “Gazeta Express”.
Në ndeshjen që do të luhet të dielën në stadiumin me bari artificial në Gjilan, Jashari do të jetë refer kryesor, ndërsa asistent i parë do të jetë Bujar Selimaj, i dytë Fatlum Jashari dhe gjyqtar i katërt u caktua Vigan Ibërdemaj, në shortin e hedhur sot në zyrat e FFK-së.
Kurse, në VAR do të qëndrojnë Genc Nuza dhe Arbnor Bullatovci, e delegat i ndeshjes do të jetë Flamur Bytyqi.
Më poshtë mund t’i shihni edhe zyrtarët tjerë të ndeshjeve të kësaj xhiroje, e cila do të nisë nesër me ndeshjen Prishtina – Dukagjini, për të vazhduar me dy ndeshje të shtunën e dy të tjera të dielën, të gjitha duke filluar nga ora 15:00.