Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.
Në Skënderaj, Drenica ishte nikoqir i Feronikelit në derbin drenicas, kurse në Podujevë, Arbëria u përballë me Besën, shkruan FrontOnline.
Ndeshja e zhvilluar në Bajram Aliu” mes dy skuadrave drenicase u mbyll baras 1:1.
Golin e vetëm për skuadrën e Klodian Duros e shënoi Simonovski në minutën e parë, kurse për Drenicën shënoi Kreshnik Uka në kohën shtesë.
Nga ana tjetër, Arbëria arriti ta mposhtë Besën me rezultat të ngushtë 2:1.
Marclei (’65) dhe Hysen Bytyqi (’85) i shënuan golat e fitores për Arbërinë, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizoi Etnik Brruti (’52).
Ndryshe, të dyja ndeshjet ishin të vlefshme për javën e 30-të në Superligën e Kosovës./FrontOnline/