×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja Musliu Shoshi: Apelon për ndihmë urgjente pas zjarrit në pyjet e Lubeniqit

    FrontOnline
    07 Nëntor 2024

    Deputetja Ariana Musliu Shoshi ka bërë një apel për ndihmë urgjente lidhur me situatën alarmante që ka përfshirë pyjet e Lubeniqit.

    Ajo nëpërmjet rrjetit social Facebook ka theksuar se banorët po përballen me një sfidë të madhe, duke u munduar të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta dhe jo adekuate, ndërkohë që flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore.

    “Tejet shqetësuese zjarri që ka kapluar pyjet e Lubeniqit. Banorët janë duke u përpjekur të shuajnë zjarrin me mjete të thjeshta, jo adekuate, ndërsa flakët dhe tymi janë të përhapura në gjithë zonën pyjore. Situata është mjaft e vështirë dhe sfiduese për ata që po punojnë për të kontrolluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij më tej! Ju bëjë thirrje institucioneve komunale dhe qendrore që të reagojnë me urgjencë sipas përgjegjësisë që kanë”, ka thënë Musliu Shoshi.

    Deputetja ka shpërndarë edhe disa fotografi të cilat e tregojnë gjendjen aktuale në zonën e bjeshkës së Lubeniqit.

    Ajo ka kërkuar që institucionet, si ato lokale ashtu edhe ato qendrore, të reagojnë menjëherë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme07 Nëntor 2024
    Në mungesë të prokurorit të shtetit dhe të pandehurve, ish-asamblistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, Veron Hasanit dhe Valmir Osmanajt, të enjten...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Në përfundim të vizitës së saj zyrtare, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Korrektues dhe Sprovues të...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, do e çojë sot në Gjykatën Kushtetuese, Ligjin për Zyrtarët Publikë bashkë me ndryshim plotësimet e saj. Dorëzimi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni07 Nëntor 2024
    Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, në takimin e Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet më 7 nëntor 2024 në Budapest, ka thënë...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Në Mitrovicë të Veriut, mëngjesin e së mërkurës ka ndodhur një aksident trafiku, ku dyshohet se nga pakujdesia një person me veturë...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka ndarë një video se çfarë do të thotë “më mirë” për qytetarët e Kosovës....
    Lajme07 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk do të ketë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Budapest të Hungarisë. Në konferencë...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së...
    Lajme07 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka dalë njoftim për afatet për aplikim për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për zgjedhjet për Kuvendin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.