×
  • Sport
  • Sport

    Deputetja katalonase pas veprimit skandaloz të televizionit spanjoll: Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur

    FrontOnline
    01 Prill 2021

    Televizioni shtetëror spanjoll, “La 1” ia shkroi me shkronja të vogël emrin Kosovës në transmetimin direkt të ndeshjes ndaj Spanjës mbrëmë.

    Në lidhje me këtë veprim skandaloz të “La 1”, ka reaguar deputetja nga Katalonja, Miriam Nogueras, shkruan FrontOnline.

    Në rrjetin social “Twitter”, ajo ka shkruar se partia e saj “Junts per Catalunya” është duke e organizuar një peticion për drejtorin e televizionit spanjoll të dëshmojë para kongresit rreth këtij veprimi.

    Ajo gjithashtu tha se i pëlqeu apo jo qeverisë spanjolle, Kosova është e lirë dhe shtet i pavarur dhe duhet të trajtohet si e tillë.

    “Duke pasur parasysh mbulimin e njëanshëm të lajmeve të ndeshjes së mbrëmjes, “Junts per Catalunya” po regjistron një peticion duke thirrur kryetarin e TV Publik Spanjoll për të dëshmuar përpara Kongresit. Pavarësisht nëse e pëlqen apo jo qeveria spanjolle, Kosova është një vend i lirë dhe i pavarur dhe duhet të trajtohet si i tillë”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, Kosova u mund nga Spanja 3:1 në “La Cartuja” të Sevillës në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës “Katar 2022”. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport26 Dhjetor 2024
    Manchester City s’ka të këndellur. “Citizens” nuk po arrijnë assesi ta rikthejnë formën ideale. Ekipi i Pep Guardiolës po barazon me rezultat...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë të vitit 2024 në kampionatin gjerman,...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Mesfushori i Milanit, Tijjani Reijnders ia ka lënë qenit të tij emrin “Messi” për ta nderuar legjendën argjentinase, Leo Messi. Këtë vendim...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Qeveria ruse ka kërkuar që të shmangen spekulimet mbi shkaqet e rrëzimit të një avioni pasagjerësh të Azerbaijan Airlines, i cili shkaktoi...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e energjisë elektrike në rajonin e Malishevës, duke...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Bashkësia Islame e Kosovës do të ndajë nga 50 euro për 500 fëmijë jetimë ç’do muaj për një vit duke filluar nga...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka nderuar “tre kolegë të jashtëzakonshëm” të ambasadës amerikane në Kosovë derisa ata po dalin në pension. Hovenier...
    Vip26 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme kanë folur paksa me kunja mes vete, Sara dhe Driloni. “Je zhdukur, nuk po të shoh”, i shprehej...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, ka ngritur shqetësime serioze për problemet me energjinë elektrike në rajonin e tij. Ferati ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.