Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni ka sulmuar zv.kryeministrin e Kosovës, Driton Selmanaj.Ajo thotë se për zv.kryeministrin e koalicionit me Listën Serbe, të pagjturit mund të jenë temë e konsumuar, por ata janë historia jonë.
Kryeziu-Hyseni shkruan se ata nuk i mungojnë vetëm familjarëve por tërë kombit.
Ky është postimi i saj i plotë:Për zv.kryeministrin e Qeverisë së koalicionit me Listën Serbe, çështja e të pagjeturve edhe mund të jetë e konsumuar dhe e ekzauruar.Të pagjeturit, janë historia jonë. Ata nuk i mungojnë vetëm familjarëve të tyre. Na mungojnë të gjithëve, sepse i mungojnë kombit.