Deputetja e VV-së, Mirlinda Tishukaj, për FrontOnline, ka folur për para fushatën e partive politike, ku ka treguar edhe arsyen se përse subjekti i saj, po publikon video e ku po shpërfaqën vendimet e qeverive të kaluara.
‘’Duhet me ia përkujtua pak edhe gjërat e së kaluarës se çfarë kanë bërë ata, por nuk është se po bëhen vetëm video ose shkrime që kanë të bëjnë me të kaluarën, por aty po publikohen edhe rezultate që po bëhen në arsim, në shëndetësi’’ thotë ajo.
Tishukaj, potencon se VV nuk është duke u marr vetëm me të kaluarën, por po shpërfaqin edhe rezultatet e tyre.
‘’Aty po publikohen edhe rezultate që po bëhen në arsim, në shëndetësi Nuk është se po merren vetëm me të kaluarën, por duhet me ia rikujtua opozitës se kanë qenë një kohë të gjatë në Qeveri dhe normal se duhet me ia rikujtuar’’ thotë ajo
Deputetja e VV-së, sugjeron se opozita duhet të merret më shumë me komunat ku Qeverisin, duke treguar se çfarë duhet të bëjnë.
‘’Është shumë më e arsyeshme që opozita të merren me komunat ku qeverisin, të dërgojnë kërkesa të argumentuara për çerdhe sepse ju e dini se me ligjin e veçantë, Qeveria nuk ka të drejtë me investuar në komunë, pa u ndarë parcela, pa kaluar në kuvendin komunal dhe pa u marr leja ndërtimore’’ u shpreh Tishkuaj për FrontOnline.