Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ,Labinotë Demi-Murtezi, është prononcuar lidhur me rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, ku sipas saj pakënaqësi kanë pasur kryesisht infermierët. ‘’ Sa i përket pagës pakënaqësitë më të mëdha kanë qenë tek infermierët , kuadri I mesëm , jo vetëm kuadri i mesëm, sepse kemi shumë infermierë edhe me bachelor edhe me master dhe mendoj që kurdo që vjen koha të rishikojmë ligjin për paga duhet me pa në atë drejtim’’, tha Demi-Murtezi për FrontOnline.
Demi-Murtezi tha se është normale që të ketë mos pëlqyeshmëri të secilit mbi pagën e tyre, mirëpo theksoi se pagat janë në nivel të mirë e sidomos të specialistëve të cilat sipas Demi-Murtezit janë më të mirat në rajon.
‘’ Sigurisht secili ka të drejtë të ankohet të ankohet për pagën e tij jo të pëlqyeshme mirëpo janë në nivel shumë të mirë edhe krahas angazhimeve të tyre, sidomos të specialistëve , për momentin janë me pagat më të mira në këtë rajon nëse nuk jam gabim’’, tha deputetja.
Sipas saj, problemi më i madh mbetet tek kuadri i mesëm, sidomos infermierët, për të cilët ka mungesë të konsiderueshme në klinika. Sipas saj, paga e kujdestarëve, e cila është vetëm 22 euro për natë, është e papërshtatshme dhe nuk reflekton barrën e madhe të punës që ata bëjnë.
‘’Ndërkaq niveli i mesëm është problem më i madh, edhe si numër janë më i mangët në klinika, sepse ka ankesa për mungesë të infermierëve në klinika dhe e dyta edhe koeficienti mirëpo edhe paga e kujdestarisë që është 22euro për një natë’’, përfundoi Demi-Murtezi.
Emigrimi i mantelbardhëve/ 103 mjekë dhe 114 infermierë ikën sivjet nga Kosova