×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e VV-së: Dallimi i autobusëve në shtetet evropiane në krahasim me ata nga Kosova është i madh

    FrontOnline
    27 Korrik 2021

    Deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, thotë se dallimi i autobusëve në shtetet evropiane në krahasim me autobusët nga Kosova, sa i përket kushteve dhe aplikimit të rregullave, është i madh. Duke përmendur mungesën e rripave të sigurisë dhe ulëset e dëmtuara.

    Ajo thotë se nuk është shërbim bartja e udhëtarëve por biznes.

    “Udhëtimi me autobusë nga Kosova në qytetet e Evropës dhe anasjelltas është sikur të shkosh në një dasëm. Muzika tallava e nganjëherë edhe tymi i cigares e bëjnë atomsferën të duket sikur je në një aheng familjar e jo në një udhëtim ku ka rregulla e siguri”, shkruan ajo tutje.

    Postimi i saj i plotë:

    Reklamë“Sikur udhëtarët të kishin vendosur rripin e sigurisë…”

    Unë kam udhëtuar shumë shpesh nga Prishtina me autobus në disa qytete të Evropës. Si dhe kam udhëtuar me autobus nga qytete të ndryshme brenda Bashkimit Evropian. Dallimi i autobusëve në shtetet evropiane në krahasim me autobusët nga Kosova, sa i përket kushteve dhe aplikimit të rregullave, është i madh.

    Në ulëset e disa autobusëve nga Kosova mungojnë rripat e sigurisë. Edhe po deshe të vendosësh rripin nuk mundesh. Përveç mungesës së rripave edhe ulëset janë të dëmtuara nganjëherë gjysmë të shtrira dhe nuk mund t’i lëvizësh fare në pozitë më të përshtatshme apo më të sigurt.

    Gjatë verës dhe gjatë festave të fundvitit autobusët janë të stërmbushur. Një herë nuk mund të besoja se si disa prindër sollën fëmijët e tyre (15-16 vjeç) në autobus edhe pse nuk kishte vende të lira ata u pajtuan që fëmijët të qëndronin në këmbë. Disa flinin në dyshemenë e autobusit e disa mbanin fëmijët e tyre në prehër.

    Udhëtimi me autobusë nga Kosova në qytetet e Evropës dhe anasjelltas është sikur të shkosh në një dasëm. Muzika tallava e nganjëherë edhe tymi i cigares e bëjnë atomsferën të duket sikur je në një aheng familjar e jo në një udhëtim ku ka rregulla e siguri.

    Verës për shkak të tollovisë ka momente kur të zihet fryma nga mungesa e ajrosjes dhe klimatizimit. Dimrit bënë ftohtë e nuk ju punojnë as nxemëset.

    Nuk është shërbim siç do të duhej të ishte është thjeshtë biznes. Kompanitë fitojnë shumë e investojnë pak. Shoferët kanë jetën e udhëtarëve në duart e tyre por ka momente kur edhe ata dështojnë sepse jo çdo gjë është nën kontrollin e tyre. Rruga e gjatë, lodhja, mungesa e gjumit ndikojnë në performancën e shoferëve.

    U mendova disa herë nëse e vlenë të ndaj eksperiencën time por nuk po mundem të qëndroj e qetë. Kur po i kujtoj disa momente që edhe vet i kam përjetuar po trishtohem.

    Kur autobusi ka kushte shumë të rënda nga jashtë jam shumë e sigurt që nuk jenë më mirë as pajisjet brenda. Kush e di se në çfarë gjendje i kanë frenat, gomat e pjesët tjera.

    Në Komisionin Parlamentar për Mjedis dhe Infrastrukturë do ta trajtojmë këtë temë me urgjencë në mbledhjen e sotme që do të mbahet nga ora 13.00.

    Kjo tragjedi të shërbejë si mësim për të gjithë ne. Për shtetin, bizneset dhe për qytetarët. Mos respektimi i rregullave vë në rrezik jetën e më të dashurve tonë si dhe vet jetën tonë.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2024
    Një këmbësore ka pësuar lëndime trupore pasi u godit nga një veturë. Rasti ka ndodhur gjatë ditës në Gjakovë. Një person e...
    Lajme25 Prill 2024
    “Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit të Shtetit e ka përshkruar nivelin e korrupsionit ku përfshihet ekzekutivi. Opozita...
    Lajme25 Prill 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2024
    I Dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka treguar se në takimin e sotëm të ekipeve negociatore ka prezantuar...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Presidenti Joe Biden dhe udhëheqësit e 17 vendeve të tjera, që kanë shtetas të tyre që mbahen peng nga Hamasi, po kërkojnë...
    Vip25 Prill 2024
    Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me fejesë me gazetaren Alba Merovci. Lajmin e bëri të...
    Lajme25 Prill 2024
    Nesër pritet të mbahet seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut, ku do të marrë pjesë edhe kryetari i kësaj...
    Sport25 Prill 2024
    Minutat e mbetur mes Udineses dhe Romës, u zhvilluan pas 11 ditësh, ku u shënua një gol dhe ndeshje u mbyll 2-1...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania, ku  tha se demokratët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.