Akil Gjakova e ka regjistruar një sukses të jashtëzakonshëm. Xhudisti nga Peja është shpallur kampion i Evropës në xhudo, raporton FrontOnline.
Në finale, ai e mposhti xhudistin izraelit, Butbul në kategorinë deri 73 kilogramë. Kjo ishte medalja e tretë e Kosovës në Kampionatin Evropian që po zhvillohet në Lisbonë të Portugalisë.
Për këtë triumf, Akilin e ka uruar edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni.
https://www.facebook.com/ArberesheH/photos/a.105019784222363/562665191791151/
Në rrjetin social “Facebook”, Hyseni u shpreh krenare me Akilin.
Postimi i plotë i Hysenit:
“Akil Gjakova kampioni i ri i Evropës në xhudo.
Na vjen medalja e dytë e artë nga Lisbona. Kësaj radhe nga Akili. E treta me radhë nga Kampionati Evropian i Xhudos në Portugali.
Sukseset e xhudistëve tanë nuk kanë të ndalur, njejtë sikurse edhe titujt dhe krenarinë që po na sjellin në Kosovë“./FrontOnline/