×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK’së i reagon Borrellit: S’i pranojmë këshillat e dikujt që na mohon shtetësinë

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Blerta Deliu i ka reaguar shefit të diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrel.

    Kjo për shkak të deklaratave të tij se Kosova dhe Serbia duhet të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropiane.

    Ajo ka thënë që Kosova nuk i pranon këshillat e dikujt që e mohon pavarësinë e saj.

    “Shefi i diplomacisë së BE-së Josep Borrell duhet ta kuptojë që Kosova nuk pranon këshilla nga mohuesit e pavarësisë dhe shtetësisë së saj. Ai po bëhet pjesë e kampanjës së Daçiqit për të dëmtuar njohjet e Kosovës dhe ky qëllim po i lexohet lehtë. Borrell po gabohet kur po e konsideron Kosovën aq naive sa të ndjek rekomandime për zvogëlimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe aq më pak të cenojë miqësinë me SHBA-të mbi këshillat e tij. Lidhja dhe ndërtimi i marrëdhënieve diplomatike është vullnet reciprok mes shteteve të pavarura dhe nëse Borrell dëshiron të ndihmojë në këtë drejtim bën mirë ta këshillojë Serbinë të hap Ambasadën e vet në Kosovë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

    Në ndërkohë Borrel në përgjigje të një pyetje parlamentare, tha se pret që Kosova dhe Serbia të veprojnë në përputhje me angazhimin e BE-së dhe në përputhje me aspiratat e tyre evropiane.

    “Pozicioni i gjatë i BE-së është se negociatat duhet të gjejnë një mënyrë për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqyteti i ardhshëm i të dy vendeve dhe se aspiratat e të dy palëve duhet të përmbushen”, tha Borrell, duke shtuar se “çështja e Jerusalemit është një çështje e statusit përfundimtar”.

    “Në përputhje me Rezolutën 478 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1980, e cila u bën thirrje të gjithë anëtarëve të OKB-së të transferojnë ambasadat e tyre në Tel Aviv, të gjitha ambasadat e vendeve anëtare të BE-së, si dhe Delegacioni i BE-së në Izrael, janë të vendosura në Tel Aviv”, është shprehur Borrell.

    Ai kujtoi se Kosova dhe Serbia e shohin integrimin në BE si aspiratë të tyre strategjike.

    “BE pret që të dy vendet do të veprojnë në përputhje me këtë angazhim”, tha kreu i diplomacisë së BE-së.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, edhe në Skenderaj Drejtoria e Arsimit ka marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve “Edukimi...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi thoa se është e papranueshme forma se si ky pushtet e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, për ndryshimet në administratën amerikane,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pas suksesit me romanin “Komploti” që hapi debate të shumta mes intelektualësh, shkrimtari Ben Blushi sjell librin më të ri për lexuesin...
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Njohësi i politikës amerikane, ish kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Marko Rubio është nominu për Sekretar Shteti nga Donald...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    NATO dhe SHBA do të jenë të pandarë. Kështu është shprehur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas inspektimit të stërvitje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Analisti politik, Arton Demhasaj, për FrontOnline, ka komentuar idenë e kreut të AAK-së, Ramush Haradinajt, që partitë që janë tani në opozitë,...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Në mesin e prillit, qindra hetues nga Gjermania dhe vende të tjera çmontuan një rrjet të madh mashtruesish telefonikë. Hetimet për rastin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.