×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së thotë se në Kosovë kriter kryesor për të gjetur punë është pamja fizike

    FrontOnline
    02 Nëntor 2020

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ditën e sotme e ka nisur me një porosi për të gjitha gratë e Kosovës.

    Sipas deputetes së PDK-së, kriter për t’u punësuar në Kosovë është pamja fizike.

    “Shpeshëherë flitet për përparimin e gjinisë femërore kurse unë them se jemi ende shumë shumë larg një përparimi të mirëfilltë. Apo ma thoni të nderuar se bëhet fjalë për një përparim kur kushti kryesor për tu punësuar është pamja fizike. A është ky mesazhi që jemi duke ua percjellur gjeneratave të reja që ato para se të synojnë një pozitë duhet të futen njëherë nëpër 100 skallpera?”, thotë ajo.

    Postimi i plotë:

    Sot ditën do ta nisi me një porosi për të gjitha gratë e Kosovës.

    Temat politika gjinore po përdoren e po keqpërdoren sipas nevojave politike.
    Shpeshëherë flitet për përparimin e gjinisë femërore kurse unë them se jemi ende shumë shumë larg një përparimi të mirëfilltë. Apo ma thoni të nderuar se bëhët fjalë për një përparim kur kushti kryesor për tu punësuar është pamja fizike. A është ky mesazhi që jemi duke ua percjellur gjeneratave të reja që ato para se të synojnë një pozitë duhet të futen njëherë nëpër 100 skallpera?
    A duhet që një grua nga zonat rurale nëpër spitalet e qytetve kryesore në Kosovë të trajtohet si një qenie e dorës së dytë vetëm se ndoshta nuk i din huqet e shehrit dhe marifetet e urbanizmit?
    Një vajzë nga fshati që vije për të studiuar në Prishtinë qysh në start ballafaqohet me paragjykimet të cilat pikërisht kësaj kauze po ja bënë mediatizimi i disa kokave të cilat sikur janë mpirë nga Peroksidi i hidrogjenit, i trupave të mpirë nga operacionet plastike dhe nga mbajtja me tangërllëk e çantave mijëra eurosh.
    Të dashura gra, në shekullin 21 ne jemi duke folur për mirëqenien e grave. Për 20 vjet ne edhe pozitën e gruas por edhe mirëqenien e saj e kemi degraduar në një farsë boshe.
    Gra, vajza, nëna e motra mos u bëni statiste te selfive e mos u vetknaqni me nga një lule apo një limonadë në takimet e shumfishta që nuk sjellin asnjë produkt. Të drejtat tuaja kërkoni të mbrohen me ligje e vendime.
    Thuani stop keqpordorimit tuaj nga kush do qoftë! Asgje nuk ka filluar me ne dhe asgjë nuk do të përfundoj me ne.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “paçavure” doracakun e Edukatës Seksuale për të cilin tha se ka kërkuar nga kryetarët...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Pas Kryeqytetit dhe disa komunave tjera, edhe ajo e Vitisë do të ndalojë përdorimin e Doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” për...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.