Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha ka përkujtuar regjisoren shumë të dashur për publikun Burbuqe Berisha në përvjetorin e të ndjerës.
Hoxha përmes Instagram ndajti disa foto më përshkrimin “Më mungon mirësia, dashnia e patriotizmi yt”.
Postimi i plotë:
“BUQE, po të kujtoj sot në 1 vjetorin e ikjes tendë me udhëtimin tonë të fundit në Tiranë e për projektin tonë të fundit LIRIA KA EMËR.
Kemi plot kujtime bashkë, plot punë të mira bashkë, plot momente të paharruara bashkë.
Përherë ki le qenë me mu!
Më mungon mirësia, dashnia e patriotizmi yt”, ka shkruar ajo.