×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së: Mbi gjysma e Prishtinës pa ujë të pijshëm, Qeveria s’ndërmerr asnjë hap të vetëm

    FrontOnline
    31 Tetor 2024

    Deputetja e PDK-së, Floretë Zejnullahu e ka ngritur në Kuvend çështjen e mungesës së ujit të pijshëm në një pjesë të kryeqytetit si pasojë e ndotjes së liqenit të Badocit me sasi të madhe të manganit.

    Ajo tha në seancën e sotme se “qindra mijëra qytetarë janë detyruar të blejnë ujë çdo ditë”.

    “Sot jam këtu për të folur për një krizë të madhe që ka rënduar e po rëndon mbi gjysmën e Prishtinës. Tashmë prej tri javësh, kryeqyteti po përballet me mungesë të ujit të pijshëm për shkak të pranisë së manganit në ujin e liqenit të Badocit”, tha Zejnullahu.

    Ajo tha se “këta qytetarë po e ndjejnë rëndesën e një keqqeverisjeje”.

    “Kjo situatë alarmante është pasojë e një neglizhence të qëllimshme, një paaftësie e cila është bërë normë në këtë qeveri që po luan me jetën dhe shëndetin e qytetarëve të saj”, tha ajo.

    Zejnullahu tha se Qeveria nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj krize.

    “Në vend që qeveria me vepru, me marrë masa parandaluese dhe sanuese të këtij problemi, ajo vazhdon me qëndru e heshtur dhe pasive”, tha ajo.

    Deputetja tha se Qeveria s’ndërmori “asnjë hap të vetëm konkret për pastrimin e liqenit të Badocit” apo “për krijimin e alternativave të tjera për furnizim me ujë të pijshëm për qytetarët e Prishtinës”.

    “Sipas ligjit për ujërat, kryeministri është kryetar i këshillit ndërministror për ujëra, dhe si rrjedhojë, ai është i detyruar që të vijë në Kuvend e të raportojë për këtë situatë”, tha ajo.

     

    Nga Rubrika
    Lajme31 Tetor 2024
    Gjatë seancës së sotme, deputeti Haki Abazi, është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit, Saranda Bogujevci. Pasi i përfundoi minutazhi, Abazi kërkoi kohë...
    Artikull i Sponsoruar31 Tetor 2024
    Në prag të Halloween-it, Petrol Company dhe BeHappy kanë përgatitur oferta të veçanta për të gjithë ata që duan të festojnë me...
    Lajme31 Tetor 2024
    Partia Socialdemokrate (PSD) ka zhvilluar aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës në lidhje me Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ata...
    Të tjera
    Lajme31 Tetor 2024
    47 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë. Nga këto aksidente, njëri prej tyre ka qenë me fatalite,...
    Kronika31 Tetor 2024
    Është arrestuar një person, pasi për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës ishte vetaksidentuar dhe si pasojë ka...
    Lajme31 Tetor 2024
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot për seancën e radhës plenare. Në seancën e së enjtes pritet të shqyrtohet edhe ndalimi...
    Lajme31 Tetor 2024
    Bojkoti i seancave parlamentare shkel Kushtetutën e Kosovës, vlerëson Naim Jakaj, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi(IKD). Jakaj thotë...
    Kronika31 Tetor 2024
    Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti duke mos i përfillur urdhrat e zyrtarëve, i ka kanosur dhe ofenduar ata,...
    Lajme31 Tetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon takimet me mërgatën. Kësaj radhe ai do të udhëtojë drejt Zvicrës. Njoftimin e ka bërë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.