Është duke vazhduar seanca e raportimit të kryeministrit Hoti për 100-ditëshin në krye të Qeverisë, raporton GazetaBlic.Në këtë seancë, deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi Dragusha, është “kapur” me zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj.
“Zëvendëskryeministri Selmanaj ishte shumë aktiv si deputet, shumë aktiv në shoqëri civile, por si duket mbeti pa punë si zv.kryeministër”, ka thënë ajo, pas së cilës ka nisur të qesh Selmanaj.
Në një kundërpërgjigjje, Selmanaj është shprehur se ka marrë autorizimin e Qeverisë për të marrë pjesë në trupat e Kuvendit të Kosovës.“Unë jam personi i autorizuar nga Qeveria për të marrë pjesë në trupat e Kuvendit. Vërtetë mund nganjëherë t’iu mirëkuptoj, por standardet e reja janë të kuptueshme. E për punë, kam frikë se nëse ta sjell raportin, s’ki me mujtë kurrë me e lexu, se është shumë raport i madh”, ka thënë ai.