Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se pas zgjedhjeve në SHBA, edhe vendi ynë duhet të shkojë në zgjedhje.
Deputetja ka shkruar se zgjedhjet duhet mbajtur për një qeveri legjitime, siç ka shkruar ajo një Qeveri Kurti 2.
Ndërkaq, lideri i LVV-së, Albin Kurti më herët ka uruar Joe Biden, president të SHBA-së.
Përmes një shkrimi në Twitter, Kurti e ka quajtur Biden mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës.
“Urime për fitoren e tij historike, Joe Biden. Një mik dhe aleat për një kohë të gjatë i popullit të Kosovës. Udhëheqja juaj është e nevojshme në Amerikë ashtu si në botë për të rivendosur besimin në demokraci, shtetin e së drejtës dhe dinjitetin njerëzor. Unë pres që të forcojmë marrëdhëniet tona”, ka shkruar Kurti.
Ndryshe, Kurti përmes një video-mesazhi në Facebook kishte bërë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA që të votojnë për president, kandidatin demokrat Joe Biden.