Valentina Bunjaku, kandidate për deputete e LDK-së thotë se shumë persona kanë dëshirë të jenë në krye të kësaj partie.
Ajo shton se do ketë shumë kandidatë por se kush do bëhet kryetari i ri do vendosë Kuvendi i LDK-së“Ka shumë emra LDK por Kuvendi vendosë se kush do të jetë kryetari i ri.
Dëshira kanë shumë dhe kanë me qenë kandidatë shumë por për këtë punë vendos Kuvendi, Këshilli, janë 350 delegatë që vendosin“, deklaroi Bunjaku për Gazeta Blic.
Bunjaku thotë se LDK ka shumë kuadro dhe se ajo do e mbështesë këdo që bëhet kryetari i ri.
Në prnonocim, Bunjaku thotë se ajo nuk do jetë kandidate për kryetare sepse ka ambicie tjera.
“Unë e mbështes cilindo që bëhet kryetar, LDK ka shumë kuadro tash ta shohim, mendimin tim personal nuk dua ta them. Jo unë absolutisht nuk do jem kandidate për kryetare, kam tjera ambicie“, thotë Bunjaku
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhje.
Sipas statutit të LDK-së, kryetari i ri duhet të zgjedhet brenda 60 ditësh.
LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka marrë 13.08% të votave.