×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së: Shpërndarja e parasë publike për blerë mbështetje elektorale është skemë e korrupsionit publik

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka komentuar rritjen e pagave nga Qeveria. Ajo ka thënë shpërndarja e parasë publike për blerë mbështetje elektorale është skemë e korrupsionit publik

    Bajrami ka folur edhe për rritjen e pagave. Sipas saj rritja e pagave në kohë të fushatës nga Qeveria Kurti është skemë e korrupsionit publik.

    “VV-ja nuk e ka ngrit pagën për qytetarët në atë kohë, por po e ngrit tash në kohë të fushtaës. Kjo defitivisht për neve LDK, shpërndarja e parasë publike e taksave të qytetarëve për me ble mbështetje elektorale është skemë e korrupsionit publik”, ka theksuar ajo.

    Tutje, Bajrami thotë se nëse Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër, qysh në javën e parë të qeverisjes së tyre do të bëhet rishikimi i buxhetit dhe do të ndryshohet koeficienti i pagave.

    “Ne si LDK kemi kërku me u bë indeksimi I pagave dhe pensioneve në kohë të inflacionit. Në 2022 ne kemi pas rezoluta në Kuvend ku I kemi lut këta me hek TVSh për produktet bazë, për energjinë elektrike. Por na nuk jemi pyt, jemi opozitë, nuk kemi qenë shumicë, nuk kemi mujt me ec. Tash është legjitime për neve me thanë gjana që nuk I ka bo kjo qeveri, na kemi me I bo qysh në javën e parë të qeverisjes. Po e them këtu si zotim, që me kryeministër Abdixhiku që në javën e parë do të bëhet rishikimi i buxheti, do të ndryshohet koeficienti i pagave, ka me u bo 150 euro”.

    Ajo ka thënë se Qeveria Kurti në fillim të mandatit i ka rritur pagat 45 për qind për gjithë stafin politik.

    “Është kjo Qeveria Kurti 2 e cila në fillim të mandatit i ka rritur pagat, për kryeministrin, për zëvendëskryeministrat, ministrat, zv.ministrat, këshilltarët politikë, asistentat, shoferët e kabinetit me 45% të mandatit. Në fillim të mandatit janë rritur pagat për gjithë stafin politik”, ka thënë ajo.

    Ndërkaq, thotë se tash pushteti iu thotë qytetarëve të jenë falënderues pse po rriten pagat dy herë nga 55 euro, herën e parë në kulmin e fushatës zgjedhore.

    “Ndërsa dje iu thonin njerëzve që duhet të jeni falënderues që po e merrni një rritje me dy këste nga 55 euro”, ka thënë Bajrami.

    Ajo po ashtu tha se institucionet e Kosovës kanë dhënë qindra tenderë të cilët nuk i plotësojnë kushtet e parapara.

    Sipas saj numri më i madh tenderëve njëburimor  është  dhënë nga Koorporata Energjetike e Kosovës.

    “Po konsideroj që duke parë natyrën e tenderëve, sepse e kam listën e 2135 kontratave, e kemi tash të gjithë. Aty ka me qindra tendera të cilat nuk i plotësojnë kushtetet që janë të paracaktuara në nenin 35. Në Raportin e Progresit që është publikuar sot përmendet KEKu, edhe përmendet menaxhimi jo i mirë i Prokurimit Publik. KEK-u e ka numrin më të madh të tenderëve të negociun pa publikm të njoftimit për kontratë. Te KEK-u i ke tenderë njëburimorë dhjetëra herë për sigurim fizik të aseteve te KE-’ut”, ka thënë ajo në T7.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Janar 2025
    Prishtina edhe sot vazhdon të jetë ndër qytetet me ajrin më të papastër në botë. Kjo sipas ranglistës së IQAir që bën...
    Lajme02 Janar 2025
    Dy raste të ndodhura dhune janë paraqitur mbrëmjen e së mërkurës. Njëra në Gjakovë dhe tjera në Lipjan Në Gjakovë është arrestuar...
    Lajme02 Janar 2025
    Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se edhe sot në Kosovë do të mbajë mot i ngjashëm me të mërkurën, me ngrica dhe...
    Të tjera
    Lajme02 Janar 2025
    Ditë më parë kolona kishte më shumë për të hyrë në Kosovë shkak i numri të madh të mërgimtarëve që kanë ardhur...
    Lajme02 Janar 2025
    Në politikën kosovare, premtimet e dhëna nga politikanët janë bërë një praktikë e zakonshme, madje një traditë e pashkruar. Shumë herë, ato...
    Vip02 Janar 2025
    Banorët i kanë dhënë përqafime Gjestit, pasi ky i fundit ka komunikuar me familjarët e tij. Ata me radhë shkuan që t’i...
    Lajme02 Janar 2025
    Një aksident trafiku ka ndodhur para pak kohësh në Gjakovë Vetura e tipit Golf është vetaksidentuar, pasi ka goditur një shtyllë elektrike...
    Vip02 Janar 2025
    Mjegulla e dendur në Kosovë është bërë shkak për anulimin e shumë fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Një situatë të...
    Lajme02 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për humbjen e së paku 10 personave pas krimit makabër në Cetinje të Malit...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.