×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së: Qeveria e ka prioritet korrupsionin në KEK, jo përmirësimin e kushteve të punëtorëve

    FrontOnline
    08 Nëntor 2024

    Anëtarja në Komisionin për Ekonomi nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi është deklaruar  lidhur me situatën në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

    Ajo  fillimisht tha  se janë identifikuar dyshime për keqpërdorime në menaxhimin e kompanisë, veçanërisht pas arrestimit të ish-drejtorit, Nagip Krasniqi, një ngjarje që ka shkaktuar shqetësime të mëdha për transparencën në KEK.

    Bunjaku Rexhepi kritikoi ashpër qeverinë e kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se kjo qeveri nuk po i jep prioritet kërkesave të punëtorëve të KEK-ut.

    ‘’ Është e ditur që në KEK ka dyshime për keqpërdorime, me arrestimin e ish- shefit Nagip Krasniqit dhe normalisht që kjo qeveri kërkesat  punëtorëve të KEK-ut nuk i ka prioritet’’, tha deputetja për FrontOnline

    Ajo akuzoi qeverinë se është më e interesuar për të mbrojtur korrupsionin dhe për të siguruar interesat e veta, sesa për të adresuar shqetësimet legjitime të punëtorëve. Ajo shprehu bindjen se këto katër vite qeverisje kanë sjellë dëm të konsiderueshëm për Kosovën, duke paralajmëruar se nëse situata vazhdon në këtë drejtim, pasojat do të jenë të rënda, duke e përshkruar si një humbje që do të shndërrohet në dhjetë vjet.

    Deputetja përfundoi duke thënë se kërkesat e punëtorëve për kushte më të mira pune dhe paga të dinjitetshme janë të arsyeshme dhe të domosdoshme

    ‘’Nuk pres që kjo qeveri të realizojë kërkesat e punëtorëve të KEK-ut edhe pse ato kërkesa janë legjitime dhe t arsyeshme’’, përfundoi Bunjaku-Rexhepi.

    Sindikata e KEK-ut me ultimatum për menaxhmetin dhe Bordin/ Keni afat deri sot, pastaj…

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Lumir Abdixhiku do të jetë nesër në Pejë ku do të zyrtarizoi kandidatët për deputetë në këtë komunë. Për të parin e...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal, në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian....
    Lajme08 Nëntor 2024
    Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar dje me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër...
    Të tjera
    Kronika08 Nëntor 2024
    Në Stacionin Policor në Prizren qytetari me inicialet A.D. ka dorëzuar një portofol të cilën e kishte gjetur në pikën kufitare të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Mesatarisht në vit në Kosovë mbyllen rreth dy mijë biznese. Ky trend i falimentimit e pushimit të aktiviteteve të bizneseve viteve të...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Mos plotësimi i kërkesave nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit, Sindikata e Bashkuar e Arsimit do të detyrohet së shpejti...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)  ,ka shprehur mbështetje për kërkesat e sindikatës së KEK-ut, duke theksuar se ato...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Policia holandeze ka arrestuar 57 persona në qendër të Amsterdamit pas përleshjeve, ku thuhet se janë përfshirë të rinj vendas dhe tifozë...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Anija italiane “Libra”, e përdorur nga Qeveria e Giorgia Melonit për të transferuar emigrantë në qendrat e diskutueshme të ndalimit në Shqipëri,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.