Deputetja e LDK-së, Lirije Kajtazi thotë se emri i një kandidati për president është çështje e organeve vendimmarrëse të partisë.
Në një prononcim për Gazeta Blic, Kajtazi deklaron se LDK ka potencial për këtë pozitë, madje me shumë emra po se ende nuk është marrë ndonjë vendim se kush të propozohet.
“Kjo është çështje e organeve vendimmarëse të partisë, LDK deri më tani nuk ka një emër për president të vendit, jo që nuk ka potencial sepse emra ka shumë për këtë pozitë por akoma nuk është marrë vendim se kush mund të propozohet“, deklaroi Kajtazi
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa para disa ditësh kishte deklaruar se presidenti i takon partisë së tretë për nga fuqia- PDK-sê.E për këtë deklaratë, Kajtazi thotë se nuk duhet ngutur dhe se gjërat duhet të shoshiten mirë.
Ajo thotë se në LDK nuk është folur për këtë pozitë, por kur të flitet do bëhet vendimi publik.“Nuk duhet ngutur, këto gjëra duhet të shoshiten mirë. Në LDK akoma nuk është folur për këtë pozitë kur të mirret ndonjë vendim atëherë ai do bëhet publik“, thotë Kajtazi
Isa Mustafa në një intervistë në pyetjen se a e pranon LDK parterin e saj, Ramush Haradinajn për President, ka thënë se kjo pozitë i takon partisë së tretë me radhë, pra PDK’së.
“Nuk e kemi diskutuar në mënyrë shprehimore çështjen e Presidentit në organet vendimmarrëse të LDK-së. Vlerësojmë se vendit dhe demokracisë i bën mirë një ndarje e lehtë e përgjegjësive më të larta shtetërore. Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka Kryeministrin dhe pozita e Presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend. Por çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjese” , ka thënë Mustafa.