Deputetja e rizgjedhur e LDK-së, Valentina Bunjaku, teksa ka folur për kandidatët për kryetar të LDK-së, tha se tre kandidatët kanë dhënë kontribut në parti, por ka veçuar Lutfi Hazirin.
“Lutfi Haziri ka qenë në ditë të mira e të këqia në LDK, ka përballu fortuna…. I ka besu Ibrahim Rugova pse mos t’i besojnë delegatët”, tha Bunjaku ndër të tjera në një pronocim për T7.
Deri tani, kandidatë të aprovuar për kryetar të LDK-së janë Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.
Mbi 330 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat do të mblidhen sot për ta dhënë votën e tyre. Siç parasheh statuti, vetëm brenda Kuvendit zyrtarisht do të dihet zyrtarisht kush janë kandidatët.Në organin më të lartë të LDK-së, që e përbëjnë delegatë të zgjedhur nga kuvendet e degëve, plus kryetari i subjektit [Isa Mustafa], mund të kalojnë vetëm ato kandidatura që marrin fillimisht aprovimin e delegatëve.Në mënyrë që të konfirmohet si kandidat për kryetar, secilit prej pretendentëve u duhet t’i marrin 50% plus një të votave të delegatëve.