×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e LDK-së del kundër Isa Mustafës: Jam kundër hyrjes së PDK-së në Qeverinë "Hoti"

    FrontOnline
    07 Tetor 2020

    Ditëve të fundit janë shtuar zërat se Partia Demokratike e Kosovës do t’i bashkohet koalicionit qeverisës LDK-AAK-Nisma.

    Mundësitë u shtuan pas deklaratave të Isa Mustafës se partia e tij i ka hequr vijat e kuqe ndaj partisë së Kadri Veselit.

    Por, këtë ide të tij nuk po e përkrahin bashkëpartiakët e Mustafës.

    Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku në një prononcim për Front Online, thotë se është kundër hyrjes së PDK-së në Qeveri.

    Ajo tha se për këtë qëndrim ka shumë arsye.

    “Unë mendoj se PDK nuk duhet me u përfshi në Qeveri, ka shumë arsyeje pse PDK nuk duhet me u përfshi në qeveri”, tha shkurt Bunjaku për Front Online.

    Ndërsa për mendimin e kundër që ka me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për futjen e PDK-së në Qeveri, deputetja Bunjaku tha se nuk pret që të penalizohet nga kryetari i saj,  pasi që siç tha ajo,  Mustafa i penalizon ata që veprojnë ndryshe LDK-së, dhe jo ata që kanë mendim të kundërt.

    “Nuk e penalizon isa Mustafa asnjëherë askënd që e thotë mendimin ndryshe, por atë që vepron ndryshe”, tha Bunjaku.

    Ajo foli edhe për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, i cili nesër për herë të gjashtë do të hedhet për votim, pasi që deri më tani nuk ka arritur të votohet për shkak se Qeveria nuk i ka 61 vota sa duhen për kalimin e Projektligjeve.

    Bunjaku tha se nesër në seancë do të shihet nëse i kanë numrat për kalimin e këtij Projektligji.

    “A i kena numrat e shohim nesër. Në rast se nuk kalon Projektligji duhet të ulemi si grup parlamentar me diskutu. Ende nuk kemi diskutuar për këtë, por unë mendoj se nesër kalon”, u shpreh ajo për Front Online.

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Nëntor 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se beson që qeveria e ardhshme e Kosovës duhet ta kthejë fokusin tek zbatimi i...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që punonin në pikën kufitare në Vërmicë. Ata dyshohen për veprën penale “Marrja...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Faton Klinaku, përfaqësues i OVL UÇK-së, ka reaguar pas lirimit ë Shukri Bujës nga të gjitha akuzat e Gjykatës Speciale. Sipas Klinakut...
    Të tjera
    Lajme08 Nëntor 2024
    Në mungesë kuorumi, ka dështuar të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Gjilanit, pasi partitë opozitare LDK dhe PDK nuk...
    Bota/Rajoni08 Nëntor 2024
    Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar një përqafim ndryshe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë samitit në Hungari. Në foton e publikuar në...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Katër persona janë arrestuar në Istog nën dyshimet se të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete. Policia bën me dije...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Dy të dyshuarit për vrasjen që ndodhi dje në Gjilan, ku u vra një 37-vjeçar, vazhdojnë të jenë në arrati. Sipas raportimeve...
    Lajme08 Nëntor 2024
    Lumir Abdixhiku do të jetë nesër në Pejë ku do të zyrtarizoi kandidatët për deputetë në këtë komunë. Për të parin e...
    Kronika08 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, meqë dyshohet se i njëjti ka ngacmuar përmes telefonit një grua. Me vendim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.