Kryendeshja e javës së 33-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Pasditja e sotme sjell “Derbin e Anamoravës” mes Gjilanit dhe Dritës, shkruan FrontOnline.
Këtë ndeshje e ka komentuar edhe deputetja gjilanase, Arbëreshë Kryeziu Hyseni.
Në rrjetin social “Facebook”, ajo i ka motivuar të dyja skuadrat para ndeshjes.
https://www.facebook.com/ArberesheH/photos/a.105019784222363/573876214003382/
Postimi i plotë i deputetes gjilanase në “Facebook”:
“Sot në qytetin tonë zhvillohet derbi më i zjarrtë Gjilani – Drita, në kuadër të javës së 33-të Superligës së Kosovës.
Sot stadiumi “Agim Ramadani” në Gjilan, do të vishet me ngjyrat bardh e kaltër dhe kuq e bardh dhe do të jehojë nga loja fantastike që djelmoshat tanë na e sjellin çdo herë.
Shumë suksese për të dyja ekipet. Çdo fitore, është fitore e qytetit.
Forca djemë“./FrontOnline/