
Deputetja e Aleancës, Teuta Haxhiu, në fjalimin e saj në Kuvend ka thënë se as vetë nuk e ka besuar, që pas vrasjes së rreshterisht Afrim Bunjaku në Banjskë, Kosova ka dërguar disa vagona për t’i rregulluar në Serbi.
“As vetë s’e kam besu, që disa muaj pas vrasjes së rreshterit Bunjaku, shkon në Serbi e ndreq vagon. Sa të pandjenja. Cka i thonë familjes sot. Kur krejt qytetarët e kishin dhimbjen që është vra një djalë në detyrë, e ata kanë pas guxim me shku në varrim, e në anën tjetër kanë shku në Serbi kanë ndreq vagon”, ka thënë ajo.
Sipas saj, Kurti do të duhej ta shkarkonte Artane Rizvanollin.
“z. Kurti më e pakta që është dashur të bëjë nga dje, është që t’I thotë deputetës Rizvanolli shko në shpi”, ka shtuar ajo.