Deputetja nga radhët e “Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës”, Time Kadrijaj ka deklaruar se ani pse pushteti aktual e ka pasur shumicën në Kuvend ka pasur ngecje në kalimin e disa projektligjeve.
Ajo për Front Online tha se performanca e deputetëve të VV-së është zero.
“Qeveria me shumicën parlamentare ka mundur mos të ketë ngecje në ligje të ndryshme, marrëveshje ndërkombëtare për këtë e ka pasur përkrahjen e opozitës jo për qeverinë por për qytetarët ka pasur ngecje, shtyrje të seancave, mungesa e performancë zero”, deklaroi Kadrijaj.
Deputetja Kadrijaj thotë se ka shumë projektligje që nuk janë sjellë fare në Kuvend për diskutim.
Ajo madje, tha se disa ligje janë votuar për interesa të VV-së që kanë qenë antikushtetuese.
“Ka projektligj që është proklamuar në katër vjet qeverisje dhe asnjëherë nuk është sjell për votim, ka projektligje të ndryshme që nuk janë sjell për trajtim në seancë. Ato ligjet që i kanë kaluar me shpejtësi kanë qenë ligje antikushtetuese për interesa të VV dhe ne jemi detyruar t’i çojmë në Kushtetuese”, u shpreh Kadrijaj.
Deputetët kanë shkuar në pushim në fund të muajit korrik.
30 pikat të cilat kishin qenë në rend të ditës gjatë sesionit pranveror nuk kishin arritur të trajtoheshin, derisa 12 projektligje kishin mbetur pa u miratuar.