Për aksidentin tragjik në Gjermani, ku humbën jetën dy vëllëzër nga Deçani, ka shprehur ngushëllime edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu.
Ajo është shprehur e tronditur me këtë lajm të rëndë duke theksuar se vdekja bëhet edhe më tragjike kur ndodh larg vendlindjes.
Postim i saj i plotë:
Jemi të tronditur nga lajmi i rëndë për ndarjen tragjike nga jeta të dy vëllezërve deçanas ( B. A. 13 vjeç dhe H.A. 17 vjeç)
Me këtë rast, prindërve të tyre arsimdashës, veprimtarë e atdhetarë të devotshëm, familjes së gjërë dhe gjithë qytetarëve ju shpreh ngushëllimet më të thella.
Dhimbja bëhet e peshon akoma më e rëndë kur kjo tragjedi ndodhë largë vendlindjes.
Në këto momente, ne lutemi pa pushim për këta dy engjuj dhe familjen e tyre!.