Kushti i kryeministrit Albin Kurti për të mos shkuar në Bruksel për dialog pa dorëzimin e Milan Radoiçiqit, nga AAK-ja po vlerësohet si deklaratë mashtruese.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, thotë se para ardhjes në pushtet Kurti i ka pasur këto deklarata, por, sipas saj, nuk i mbajti.
“Këto deklarime të Kurti janë mashtruese se kur ka ardhë në pushtet ka thënë se nuk do të dialogojnë pa i plotësuar kushtet. U kthyen në tavolinën e diskutimit pas rastit të Banjskës edhe pse kanë thënë jo”, deklaroi ajo.
Deputetja Kadrijaj thotë se pushteti aktual të gjitha marrëveshjes në Bruksel i kanë pranuar.
“I përshtatën deklarimeve të fushatës zgjedhore se këta gjithmonë kanë dialogu, i kanë pranuar krejt marrëveshjet që ju kanë servuar në tavolinë”, përfundoi Kadrijaj për “Front Online”.
Tërheqja taktike e Kurtit nga kushtëzimi për dorëzimin e Radojçiqit