Deputetja e AAK-së, Albanë Bytyqi, për FrontOnline, thotë se para se të jepen premtime parazgjedhore, Qeveria do të duhej të i përmbushte ato që i ka dhënë më parë.
‘’Do te ishte mirë të kryhen fillimisht ato që janë bërë para se me ardhë në pushtet e të cilat nuk janë realizuar dhe ka bajagi shumë e lë më që të realizohen këto paraelektorale’’ tha ajo.
Për të, Kurti ka manipuluar me popullin dhe tashmë sovrani e di kush është ai.
‘’Por edhe nëse ndodhë diçka e tillë, populli tashmë e ka kuptuar se kush është Albin Kurti dhe sa shumë është në gjendje me gënjy e mashtru veç me marr pushtetin’’ shprehet Bytyqi.
Deputetja e AAK-së, thotë se nuk beson se kryeministri Kurti do ta ketë fatin për t’u bërë sërish kryeministër.
‘’Nuk besoj më se do ta ketë atë fat sepse mosbesimi po vërehet dhe 9 shkurti do te jetë përgjigja’’ tha deputetja Bytyqi./FrontOnline/
A janë të realizueshme premtimet e fushatës të partive politike?