×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së kërkon unitet ndaj kërcënimeve serbe e jo ngritje ndaraz të shqetësimeve

    FrontOnline
    16 Nëntor 2020

    Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj thotë se populli i Kosovës nuk po rrezokohet vetëm nga Covid-19 por edhe nga sulmet e armiqëve në plagët e pa shëruara të luftës.

    Reshitaj kërkon unitet e ndërgjegjësim të të gjithëve e sidomos politikëbërësve.

    Ajo kërkoi përbashkim dhe mos heshtje ndaj kërcënimeve të politikës serbe.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Të nderuar qytetarë,Këto ditë kur plagët në zemrat e secilit prej nesh janë tronditur kaq thellë, në këto ditë kur tronditur janë edhe varret e atyre që në moshën më të njomë braktisën ëndrrat rinore për të mbrojtur familjet, shtëpitë e lirinë e nëpërkëmbur ndër shekuj, heshtja nuk duhet zënë vend, duhet të flasim madje duhet të flasim të gjithë me një gjuhë.

    Tani më shumë se kurrë është momenti për zgjim të kujtesës sonë kolektive, thirrje të mendjes për unitet e ndërgjegjësim të të gjithëve e veçmas të politikë bërësve në vend.
    Në këtë kohë kur e tërë bota është vënë në mbrojtje të shëndetit të qytetarëve në betejë me një armik të njerëzimit siç është virusi Covid 19, armiqtë e shqiptarëve nuk harruan të shfrytëzojnë edhe këtë situatë për të na sulmuar si mos më keq. Si gjithmonë në historinë e dhimbshme të shqiptarëve, armiqtë e njëjtë që fatkeqësisht për një pjesë të politikanëve tanë që në verbësinë e shkurtpamësinë e tyre, vazhdojnë të jenë armiq të padukshëm mu si ky virus.Të dashur motra e vëllezër, kur e gjithë bota ka kthyer fuqinë njerëzore e profesionale në luftë me virusin e në mbrojtje të shëndetit të qytetareve, populli ynë po rrezikon të pësojë jo vetëm nga simptomat virusale Covid 19 por edhe nga sulmet e armiqve tanë në plagët e pashëruara të luftës sonë çlirimtare të para dy dekadave.
    Ti thërrasim mendjes !Sot nuk mund të heshtim ndaj guximit të politikës serbe për të na kërcënuar kaq shumë dhe kaq hapur . Prandaj sot nuk është momenti që të ngrisim shqetësime e të japim mendime të ndara nga foltoret prej zyrave të partive, populli ka nevojë më shumë se kurrë të na shoh bashkë duke punuar për të dal faqebardhë nga kjo situatë përtej përçarjeve e divergjencave të brendshme politike.
    A nuk kemi marrë mjaftë mësime nga e kaluara e historisë sonë?
    T’i lëmë konferencat individuale e partiake me përçim mesazhesh për njëri tjetrin në vijë ajrore jo më shumë se disa metra. Mos të lejojmë që në këto ditë të errëta për vendin këto pak metra që na ndajnë të bëhen kilometra e rezistenca të rrezikshme, të palogjikshme e aq të panevojshme që mund të na rëndojnë edhe më tej përpjekjen tonë në mbrojtje të së vërtetës së luftës tonë çlirimtare.Të zgjedhurit nga populli, ashtu siç ishte dikur edhe stërgjyshi im Ramë Bllaca, e dëshmojnë veten në ditë të vështira për vendin. Prandaj të dëshmojmë besimin që na e ka dhënë populli , është momenti që vetëm të bashkuar mund të jemi më të fuqishëm kundër secilit që është kundër nesh, kundër UÇK-së, kundër të drejtës dhe të vërtetës sonë.
    T’i lëmë dallimet partiake e politike, përçarjet e shpërfaqjen e fajeve nga brenda. Nuk është momenti të tregojmë ligësi e dobësi por forcë e unitet, Kosova ka nevojë për atdhedashurinë e secilit nga ne që të jemi zëri i fuqishëm i saj.Dua të ftoj të gjithë, ndonëse në kohë pandemie duke mos rrezikuar shëndetin e asnjërit të gjejmë mënyrën ti kundërpërgjigjemi provokimeve, t’i tregojmë botës që plagët tona të pashëruara po sulmohen sërish nga ata që i shkaktuan dhe nga politika e atyre që mbi të njerëzishmen ushqehen me më të keqen dhe provokojnë e sulmojnë një popull liridashës edhe në kohë pandemie, atyre që vazhdojnë të injektojnë në gjenet e fëmijëve të tyre urrejtje, dhunë, luftë e shkatërrime.Të hapim dritaret e shtëpive tona, le të buqas qielli i Kosovës nga zëri i secilit nga ne kundër gjenocidit, kundër prekjes në plagët tona të pashëruara. Do t’i luftojmë sulmet me fakte dhe të vërteta , me klithmat e fëmijëve të vrarë në bark të nënave, me gjakun e derdhur të të rinjve tanë që mbi ëndrrat e bukura rinore zgjodhën mbrojtjen e atdheut nga ju që erdhët me ushtri e artileri këtu për të shuar jetë fëmijësh, nënash, pleqësh e të rinjësh dhe sot në këtë kohë sërish provokoni me luftë.
    Ne jemi këtu dhe do t’ua kujtojmë, sa herë të jetë nevoja secilit në Beograd e kudo sikur edhe mbështetësve të politikave të tyre kudo që ndodhen, që nuk mund të ndërtohet e ardhmja e asnjë gjenerate mbi dhimbjet e mbi plagët e hapura të një populli. Ata që luftojnë vazhdimisht shuarjen e një populli apo kombi historia e ka treguar se dështimin e kanë të nënshkruar që në fillim.
    Te dashur qytetarë mos të heshtim mbi këtë padrejtësi në këtë situatë kaq të rëndë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi15 Nëntor 2024
    Vendimi i qeverisë për të rritur pagat në sektorin publik nga janari i vitit 2025 ka shkaktuar pakënaqësi ndër qytetare, për siç...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Në kohën kur gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së është intensifikuar dukshëm, dëshmitarët po vazhdojnë dëshmitë e tyre para trupit gjykues....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, mbrëmë ka marrë pjesë në natën hapëse të festivalit të muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” që mbahet për çdo...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Personi që u gjet i vdekur në Prishtinë, është familjar i politikanit Adem Grabovci. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai,...
    Sport15 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës sonte e zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme. “Dardanët” përballen me Rumaninë në Bukuresht, në përballjen për vendin e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Nga e premtja e datës 15 Nëntor, Comodita Home sjell eventin më të madh botëror të zbritjes Black Friday, me oferta spektakolare...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Zyrtarja e një banke në Mitrovicë, ka njoftuar se janë deponuar 100 euro para të falsifikuara. Në raportin e policisë është bërë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një vdekjen e një burri në Prishtinë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë...
    Kronika15 Nëntor 2024
    Një përleshje mes tetë të miturve ka ndodhur në Malishevë, ky dyshohet se janë përdorur edhe armë zjarri. Policia ka bërë të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.