Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka reaguar pas raportimit se vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli është shpërblyer me një tender prej 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë, që udhëheqet nga Faton Peci.
Kadrijaj, për FrontOnline, ka thënë se tashmë po dalin në pah hajnitë dhe keqpërdorimet që janë bërë nga kjo Qeveri.
”Duke parë përformancën dhe mos transparencën e kësaj Qeverie, tash po dalin në pah gjitha këto hajni dhe privilegjet që i janë bërë atyre’’ thotë ajo.
Kadrijaj, po ashtu thotë se me këtë tender qenka shpërblyer edhe angazhimi i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli që ka bërë për këtë subejtk.
‘’Gjithë atë angazhim që e paska bërë Fitore Pacolli dhe familja e saj, iu paska shpërblyer, por duke parë që ka shkelje të procedurave dhe një firmë që hapet 3-4 ditë para se me marr tenderin, kjo është një puro hajni dhe është njëmashtrim që po i bëhet qytetarëve’’ tha ajo.
Deputetja e AAK-së, ka ftuar Prokurorinë të merret me këtë rast.
‘’Me këtë rast duhet të merret Prokuroria që zhvatësit, të ndëshkohen” tha ajo për FrontOnline.