Sot bëhen 24 vite nga rënia heroike e familjes Jashari nga Prekazi.
5,6 dhe 7 marsi shënohet me manifestimin e Epopesë së UÇK-së, ku nuk munguan as dedikimet e shumta nga fytyra publike e deputetë të Kuvendit për heronjtë e familjes Jashari, shkruan lajmi.net.
Një nga deputetët që ka përkujtuar sot familjen Jashari është edhe deputetja e VV-së, Adriana Matoshi.
Ajo ka ndarë dy imazhe një ku shihen fëmijët e familjes Jashari që humbën jetën heroikisht dhe një të heronjëve Adem, Hamëz e Shaban Jasharit.
Ndryshe, kryeministri Kurti ende nuk ka bërë ndonjë postim dedikuar Jasharëve.