Tashmë kur ka filluar sezona e pushimeve, edhe fytyra publike kanë nisur ato.
Pushimet verore i ka nisur edhe deputetja kosovare dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi.
Ajo ka nisur pushime e saj në shtetin e Egjiptit.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo me postimet e saj në profilin e ‘Instagramit’.
Pushimet ajo nuk i ka nisur vetëm, pasi me të është edhe aktorja dhe ish banorja e “BBV”, njëherit mikja e saj e ngushtë, Arjola Demiri.
Këto pushime vijnë pas disa kohësh prej kur aktorja është ndarë nga futbollisti belg më i ri në moshë.