Aktorja dhe deputetja kosovare, Adriana Matoshi komentohet shumë rreth jetës së saj private.
Sot ajo për herë të parë na ka prezantuar me nënën e saj.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendose i ka bërë një shkrim emocional nënës së saj duke treguar se sa person i rëndësishëm është.
Aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi pavarësisht nagazhimeve vazhdon të jetë mjaft aktive në rrjetet sociale me postime të ndryshme.
Kujtojmë se ajo bëri bujë të madhe me lidhjen e më pas me ndarjen nga futbollisti belg që ishte shumë vite më i ri se ajo.
Postimi i plotë i Adrianës:
“Emri yt i shkurtë është Mam
Ndersa i gjati ështeë
Mam Mam Mam Mam Mam
Rrnofsh qaq sa here n’ditje t’permenet emni e të thirrim, nana jem e bukura jem.
Gëzuar ditëlindjen e shtrejta jeme dhe e fmive t’mi, ti je mami jonë e na jemi shumë të lumtun që ti ama bash ti je qajo pasunia, qaj thesari që njerëzit e lypin dikah tjetër e secili e ka në shpi.
T’paçim ton jetën dashnia e krejtve.
Rrnofsh 100 kshtu e fortë e me plot vullnet për jetë”, ka shkruar Matoshi.
Përndryshe, Adriana ka katër fëmijë nga martesa e saj e parë.